Të shtunën mbahet Kongresi i VMRO-DPMNE-së, Mickoski kandidati i vetëm për kryetar

nga D. V.

Shkup, 4 dhjetor – VMRO-DPMNE të shtunën do të mbajë Kongresin e 18-të të partisë, ku mes tjerash do të zgjidhet kryetari i partisë, përcjell TV21. Deri më tani, kandidati i vetëm është lideri aktual i partisë, Hristijan Mickoski. Para disa ditësh, Mickoski në një intervistë deklaroi se kjo do të jetë kandidatura e tij e fundit për kryetar të VMRO-DPMNE-së.

Në kongres do të marrin pjesë 860 delegatë dhe rreth 1.800 të ftuar. Gjithashtu, do të zgjidhet një Komision Statutar dhe një Komision për mbikëqyrjen e punës financiare.

Sipas njoftimeve, në Kongres do të miratohet edhe dokumenti Strategjia Maqedonia 2030, i cili do të shërbejë si udhëzues për drejtimin në të cilin do të lëvizë VMRO-DPMNE si parti qeverisëse.

Shtyllat kryesore të strategjisë do të prezantohen gjatë Kongresit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More