Strugë, 5 dhjetor – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, për të diskutuar projektet që fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar.
Diskutimet përqendroheshin në funksionalizimin e pikës “One Stop Shop”, një mekanizëm që synon të lehtësojë qarkullimin, rrisë efikasitetin dhe krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonë.
Gjithashtu, u trajtuan iniciativat kulturore dhe letrare që forcojnë identitetin e përbashkët dhe nxisin bashkëpunimin midis institucioneve. Ambasadori Meidani theksoi rëndësinë e mbështetjes për diasporën dibrane si një urë lidhëse dhe një kontribut të rëndësishëm midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai rikonfirmoi angazhimin e Ambasadës për mbështetje të projekteve që thellojnë shkëmbimin, nxisin rritjen dhe forcojnë lidhjet ndërmjet komuniteteve në rajon.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe krijimit të një ambienti të favorshëm për zhvillim të përbashkët.