Tetovë, 26 maj – Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur.
Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.
Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi.
Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.
***
Para pak çastesh janë dëgjuar disa të shtëna armësh afër lagjes MEMA në Tetovë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
Sipas informacioneve të para, ky rast mund të jetë i lidhur me vrasjen që ndodhi para një viti në të njëjtën lagje. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me një tjetër incident të ndodhur më parë, ku pati të shtëna me armë zjarri mes një personi nga fshati Gajre dhe tjetri qyteti i Tetovës, ngjarje kjo që ndodhi para rreth një viti e disa muajve, afër spitalit të Tetovës. Policia ndodhet në terren dhe po heton vendin e ngjarjes. Së shpejti pritet edhe një version zyrtar. /alsat.mk