Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

nga D. V.

Gruaja e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More