Durmishi: VLEN po shkon drejt homogjenizimit të plotë

nga Xh M

Shkup, 8 dhjetor – Sa i përket shkrirjes së koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në emisionin “Debat në Shenja”, tha se koalicioni VLEN funksionon si një mekanizëm i konsoliduar politik në të cilën janë të përfshirë katër subjekte politike dhe përfaqësuesi i VV-së, ka një kryesi qendrore që funksionon, ka një qendër mediale që funksionon bashkarishtë, komision kadrovik dhe funksionojnë normal për çdo ditë dhe në rrugën e duhur.

“Është një platformë e cila ka gjetur mbështetjen e shqiptarëve dhe VLEN-i normalisht që shkon drejt homogjenizimit të plotë por cila do qoftë formulë dhe vendim që do të jetë i drejt dhe efikas i cili do të sillet me konsensus me përkrahje të të gjithë liderëve dhe strukturës bazë do të mirëpritet nga shqiptarët”, tha Durmishi.

Ai tha se e rëndësishme është që çdo vendim që do ta merr VLEN-i të ketë mbështetjen e shqiptarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More