Moti sot në Maqedoninë e Veriut

nga D. V.

Shkup, 9 dhjetor – Moti sot në Maqedoni në orët e mëngjesit do të shoqërohet me mjegull në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 5, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup, në mëngjes në pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura minimale do të bjerë në 1, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.

Deri në fund të javës, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, i cili do të shkaktojë mot të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë. Në disa lugina në mëngjes dhe natën do të ketë mjegull.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More