Snopçe: Me ndryshimet kushtetuese hapen shtigjet e perspektivës, por Maqedonia nuk e bën hapin e parë

nga D. V.

Shkup, 9 dhjetor – Deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe tha se duhet bërë ndryshimet kushtetuese dhe të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, që siç tha, me ndryshimet kushtetuese hapen edhe shtigjet e perspektivës.

Snopçe tha se duhet bërë hapi i parë, gjë që sipas tij, Maqedonia nuk po e bën.

“Bëni ndryshimet kushtetuese, nisi negociatat dhe më pas hapen shtigjet e perspektivës. Më pas nëse konstaton se mund të ketë kushtëzime të tjera dhe presione të tjera, mund të heqësh dorë. Mos i hap kapitujt e tjera, por këto nuk e bëjnë hapin e parë”, tha Snopçe./TV21/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More