Ish shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lart

nga Xh M

Shkup, 9 dhjetor – Ndërkohë ish shefi i prokurorisë së lartë, Mustafa Harjullahu ka dhënë dorëheqjen nga pozita e prokurorit të lartë. Informacionin për Alsat e ka konfirmuar vetë Hajrullahu duke shtuar se ka kërkuar vetë ai nga Këshilli i Prokurorëve t’i ndërpritet mandati. Këshilli e ka konstatuar sot dorëheqjen e tij.

Së fundi ai ka qenë i suspenduar nga pozita e prokurorit dhe shefit të prokurorisë së lartë si pasojë e pesë akuzave që rëndojnë ndaj tij për “maltretim në vendin e punës” dhe “shpërdorimi i detyrës zyrtare”. Akuzat ndaj tij Hajrullahu i kishte cilësuar si tendencioze dhe me motive politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More