Kasami: Tetova mbështet dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

nga D. V.

Shkup, 16 dhjetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Drejtorin e Institutit për Krime Lufte në Kosovë, z. Atdhe Hetemi.

Gjatë takimit u diskutua për misionin institucional të Institutit, punën kërkimore dhe dokumentuese që ai zhvillon, si dhe për rëndësinë e trajtimit sistematik të krimeve të luftës në Kosovë, si një obligim moral, historik dhe juridik.

Palët u dakorduan që Komuna e Tetovës të vendosë një bashkëpunim të strukturuar me Institutin për Krime Lufte në Kosovë, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke koordinuar aktivitete të përbashkëta. Ky bashkëpunim synon ruajtjen e së vërtetës historike, forcimin e drejtësisë për viktimat dhe rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik.

Nga Komuna e Tetovës u theksua se ballafaqimi me të kaluarën dhe mbrojtja e së vërtetës historike janë parakushte thelbësore për ndërtimin e drejtësisë së qëndrueshme dhe sigurimin e paqes afatgjatë në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More