Shtetasi i Maqedonisë dhe 4 shtetas të Kosovës kapen duke punuar “në të zezë” në St. Gallen të Zvicrës

nga D. V.

Shkup, 17 dhjetor – Policia kantonale e St. Gallen në Zvicër arrestoi të hënën e 16 dhjetorit pesë burra në një kantier ndërtimi në Unterterzen, përcjell TV21. Sipas mediave zvicerane, katër nga të arrestuarit ishin shtetas të Kosovës, një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa asnjëri prej tyre nuk kishte leje qëndrimi apo leje pune.

Sipas Keystone-SDA, kontrolli u zhvillua së bashku me Zyrën kantonale për Ekonomi dhe Punë në një ndërtesë me shumë familje, ku po rinovoheshin tetë apartamente, njoftoi Policia kantonale e St. Gallen.

Zyra për Migracion ka vendosur që burrat të dëbohen nga Zvicra, ndërsa është kërkuar edhe ndalesë hyrjeje. Ndaj pesë burrave gjithashtu ka kallëzime në Prokurori.

Punëdhënësit do të raportohen për punësimin e të huajve pa leje. Sipas njoftimit, po verifikohet gjithashtu nëse ka shkelje lidhur me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tatimin me burim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More