E vranë, e futën në gropë dhe e dogjën, Prokuroria nisë hetimet

nga D. V.

Shkup, 17 dhjetor – Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të dyshuar për kryerjen e një vepre penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari dhe e dyshuara, si bashkëpunëtorë, në Negotinë të Gostivarit, e privuan mizorisht nga jeta Hava Azizin nga fshati Zdunjë. Ata e morën viktimën nga para shtëpisë së saj më 7 dhjetor, e çuan në shtëpinë e të dyshuarve, ku filluan një grindje për disa keqkuptime.

Pastaj e mbyllën atë në një dhomë ndihmëse në pronësi të një personi me banim jashtë vendit. E dyshuara solli një armë, ndërsa i dyshuari e kreu vrasjen me një të shtënë të vetme nga arma e zjarrit.

Së bashk, në një karrocë, ata e ngarkuan trupin e viktimës në makinë, e çuan në zonën e fshatit Negotinë, ku e futën në një gropë të hapur, i vunë flakën dhe e mbuluan me dhe, degë dhe sende të ndryshme.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More