Safe City/ Refuzohen tre amendamente

nga D. V.

Shkup, 17 dhjetor – Komisioni parlamentar i mbrojtjes hodhi poshtë 3 amendamente lidhur me propozim ligjin për siguri në trafik.

Një prej amendamenteve i referohej rrezikimit të privatësisë dhe të dhënave personale, nga sistemi “Safe City” me çka opozita pretendon se duhet të sigurohet që të dhënat të përdoren ekskluzivisht për procedurën e shkeljes dhe të fshihen pas përfundimit të procedurës.

Dy amendamentet e tjera kishin të bëjnë me ndryshim e kufirit të tolerancës për substancat narkotike, me arsyetimin se ka persona që përdorin barëra të rënda. Ndërsa amendamenti i tretë kishte të bëjë me tolerancën e matjes së shpejtësisë. Por të gjitha këto u hodhën poshtë. Në të njëjtën seancë u hodh poshtë edhe amendamenti i Oliver Spasovskit që kishte të bëjë me ligjin e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More