Rama merr pjesë në takimin e PES në Bruksel

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste mori pjesë në takimin e drejtuesve të Partive Socialiste Europiane (PES) në Bruksel.

Ndërsa ndodhej në Bruksel për të marrë pjesë në samitin BE – Ballkani Perëndimor, Kryeministri u bë pjesë e takimit të partive simotra.

Takimi i drejtuesve të Partive Socialistëve Europiane u mbajt në prag të Këshillit Europian.

Sipas njoftimit nga Partia Socialiste, liderët e Partive Socialiste Evropiane qëndruan të bashkuar për të forcuar qëndrueshmërinë e Europës, për të mbështetur Ukrainën, për të avancuar një rrugë të drejtë drejt paqes në Lindjen e Mesme dhe për të forcuar aleancat përmes tregtisë dhe bashkëpunimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More