Bilall Kasami takon strukturat e Lëvizjes BESA në Kërçovë: Fokus në unifikim dhe forcimin e VLEN

nga Xh M

Kërçovë, 20 dhjetor – Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherazi kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me deputeten Valbona Adili Emini, ka zhvilluar një takim me udhëheqësinë e degës së Lëvizjes BESA në Kërçovë.

Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedimi të hapur, ku u diskutua rreth rrjedhës së zgjedhjeve, sfidave aktuale politike dhe hapave të ardhshëm organizativë në nivel lokal dhe rajonal.

Sipas njoftimit, theksi i veçantë i takimit iu kushtua domosdoshmërisë së unifikimit dhe koordinimit të plotë mes strukturave partiake, duke u vlerësuar si faktor kyç për forcimin e subjektit VLEN në Kërçovë dhe rritjen e kapaciteteve organizative në prag të proceseve të ardhshme politike.

Kryetari Kasami theksoi rëndësinë e punës së përbashkët në terren, komunikimit të vazhdueshëm me anëtarësinë dhe ndërtimit të një strukture të qëndrueshme politike që reflekton interesin e qytetarëve.

Nga ana e saj, deputetja Valbona Adili Emini nënvizoi nevojën për koordinim strategjik dhe veprim të unifikuar, duke e cilësuar Kërçovën si një zonë me rëndësi të veçantë për konsolidimin e alternativës politike që përfaqëson VLEN.

Takimi u vlerësua si një hap pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit brendapartiak dhe rritjes së efikasitetit politik në nivel lokal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More