Izet Mexhiti: Kongresi i BDI-së një teatër, pa llogaridhënie dhe reciklim emrash

nga Redaksia

Shkup, 20 dhjetor – Kryetari i Lëvizjes Demokratike(LD), Izet Mexhiti ka komentuar Kongresin e BDI-së të mbajtur sot, duke e cilësuar atë si një “kongres-teatër” që u organizua pas debaklit zgjedhor pa asnjë reflektim dhe pa asnjë përgjegjësi politike.

Sipas Mexhitit, askush nuk u thirr në përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve, ndërsa në vend të debatit serioz dhe llogaridhënies, u shpërndanë “pamflete me tema madhore” për të mbuluar dështimin. Ai thekson se çështja thelbësore – kush mban përgjegjësi për humbjen – u anashkalua plotësisht.

Mexhiti kritikon ashpër edhe riciklimin e emrave të vjetër, të cilët, sipas tij, u prezantuan me “paketim të ri” duke u quajtur reformë një proces që në thelb nuk sjell ndryshim real. “Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re”, shprehet ai.

Duke folur për procesin e brendshëm, Mexhiti vlerëson se delegimi i delegatëve ka qenë kontrovers, pa transparencë në nominime dhe kandidime, çka e ka shndërruar Kongresin në një farsë. Pa llogaridhënie dhe përgjegjësi politike, ai thotë se reforma mbetet vetëm formale, ndërsa Kongresi – një teatër me kukulla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More