Përfundoi çmontimi i radarit të vjetër në Aeroportin e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – M-NAV informon se sot me sukses ka përfunduar aktiviteti për çmontimin e plotë të radarit të vjetër në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Punimet, siç informojnë ata, janë kryer gjatë një periudhe me mjegull dhe dukshmëri të ulët e cila është shfrytëzuar në mënyrë optimale për përfundimin e plotë dhe të sigurt të aktiviteteve, pa asnjë ndikim në zhvillimin e qarkullimit ajror.

Kjo fazë rrumbullakon procesin e çmontimit të radarit të vjetër dhe të papërdorshëm, si parakusht për aktivitete të mëtejshme që lidhen me instalimin e sistemit të ri modern të radarit.

“M-NAV mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj sigurisë dhe vazhdimësisë së qarkullimit ajror, si dhe ndaj zbatimit në kohë dhe profesional të të gjitha aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Navigacioni i Maqedonisë prej muajit shtator po punon për heqjen e defektit në një nga radarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More