Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj

nga D. V.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po shfaqen video-incizimet e ditës kritike, kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht pamjet janë paraqitur nga data 29 nëntor 2023 te shtëpia e Naim Murselit, ku shihet derisa del nga shtëpia.

Pamjet tregojnë lëvizjet e të akuzuarve në ditën krtike.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq tha më pas shfaqen pamjet, tek pompa e derivateve në fshatin Ceremjan, ku shihet kur vjen Granit Plava, e pas tij Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”.

Më pastaj, shihet momenti kur tani e ndjera Ademaj arrin në Bërnicë në shtëpinë e saj.

Në pamje të tjera, u shfaq vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas ajo “Range Rover” e Naim Murselit. Shihen dy të akuzuarit duke dalë nga vetura, teksa i akuzuari Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në dyqan.

E më pastaj, pamjet tregojnë Murselin duke i dhënë pije energjike Plavës.

Pamjet e tjera tregojnë rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërnicë, ku edhe ndodhi vrasja. Aty shihet se si vetura “Range Rover” vjen e para dhe 3 sekonda mv pas në vendin e njëjtë pas asaj veture vjen vetura “Seat”. Pra, arrijnë së bashku nga pompa e derivateve.

Fotografia e 29 nëntorit 2023, e orës 17:49:30, pamje të shkëputura nga kamerat e sigurisë së një shtëpie, tregojnë veturën “Range Rover” të cilën e drejton Murseli. Po ashtu, kamerat e të njëjtës shtëpi kanë kapur edhe veturën e Plavës në vendin e njëjtë pas 7 sekondash.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More