Estonia do të blejë gjashtë sisteme lëshimi raketash të shumëfishta dhe municione nga Koreja e Jugut për gati 290 milionë euro (340 milionë dollarë), ndërsa anëtarja e NATO-s po mobilizohet për të forcuar aftësitë e saj mbrojtëse, thanë zyrtarët.
”Dërgesat e sistemeve të armëve vetëlëvizëse ‘Chunmoo’ pritet të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2027”, tha Qendra Estoneze për Investime në Mbrojtje (ECDI).
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që, përveç HIMARS-it amerikan, tani do të blejmë edhe sisteme ‘Chunmoo’ të Koresë së Jugut, duke rritur kështu ndjeshëm aftësinë e përgjithshme parandaluese dhe mbrojtëse si të Estonisë ashtu edhe të NATO-s”, tha ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës shihet në Estoni si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare.
Qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake në përgjigje dhe po ndërmerr një modernizim të gjerë të forcave të saj të armatosura.