Spiropali në Shkup: Shqiptarët, faktor kyç në progresin demokratik

nga D. V.

Shkup, 23 dhjetor – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi në Shkup një takim me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Musa Xhaferri, si dhe me Arbana Pashollin, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Gjatë takimit, Spiropali theksoi rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në forcimin e progresit demokratik dhe në avancimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ajo vlerësoi kontributin e faktorit shqiptar në stabilitetin institucional dhe zhvillimin demokratik të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ministrja riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë për angazhimin konstruktiv dhe për diplomacinë parlamentare, si elementë kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në procesin e integrimit evropian të rajonit.

Spiropali theksoi gjithashtu pritshmërinë e Tiranës zyrtare për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si një standard për barazi reale, përfaqësim dhe dinjitet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More