GJKKO dërgon në gjyq mjekun Edvin Prifti për dy akuza

nga D. V.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur dërgimin në gjyq të çështjes penale ndaj mjekut Edvi Prifti, i akuzuar për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, vjedhjen duke shpërdoruar detyrën dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Në njoftimin zyrtar për mediat, bëhet e ditur se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), më 9 shkurt 2024, ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit në ngarkim të Priftit.

Në seancën paraprake të zhvilluar sot, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, vendosi pranimin e kërkesës së SPAK dhe dërgimin e çështjes për gjykim.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Edvin Prifti do të gjykohet për veprat penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 episode, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu formimin e fashikullit të gjykimit, i cili do të përmbajë të gjitha aktet dhe provat e administruara gjatë hetimit, duke përjashtuar deklarimet dhe aktet e marra në seancën paraprake.

Çështja do të shqyrtohet nga një tjetër trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More