Në Universitetin e Tetovës u prezantua platforma për koalicionin e universiteteve në kuadër të Agjendës 2030

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi e pritën sot në një vizitë zyrtare Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Rita Columbia e cila prezantoi platformën për koalicionin e universiteteve në kuadër të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Gjatë prezantimit, u theksua rëndësia e rrjetëzimit të institucioneve të arsimit të lartë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), duke synuar rritjen e rolit të universiteteve në edukim, kërkim shkencor dhe ndikim konkret në shoqëri. Platforma e propozuar synon forcimin e njohurive mbi SDG-të në universitete, nxitjen e kërkimit të orientuar drejt zgjidhjes së sfidave reale, si dhe zhvillimin e partneriteteve shumëpalëshe në nivel lokal dhe global.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli e përshëndeti këtë iniciativë duke u shprehur se është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së rolit të Universitetit të Tetovës në iniciativat globale për zhvillim të qëndrueshëm, duke e pozicionuar atë si një partner aktiv në rrjetin e universiteteve të angazhuara për të ardhmen e shoqërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More