Muhamet Hoxha zyrtarisht mori detyrën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Sot, Muamet Hoxha mori detyrën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me ç’rast i mori kompetencat dhe përgjegjësitë për drejtimin e resorit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinor në shtet.

Në ditën e parë të punës, ministri Hoxha mbajti një takim pune me zëvendësministren Ane Lashkoska, me ekipin drejtues dhe në Ministri, gjatë të cilit u informua për gjendjet aktuale, projektet aktive dhe sfidat kyçe me të cilat përballet resori, duke theksuar se prioritetet e tij do të jenë zbatimi i përpiktë i ligjeve, forcimi i mbikëqyrjes inspektuese, komunikimi transparent dhe i hapur me publikun, si dhe harmonizimi i plotë me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.

Hoxha paralajmëroi përfshirje aktive të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit shkencor dhe akademik, vetëqeverisjeve lokale dhe të gjithë aktorëve të tjerë relevantë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira për sfidat ekologjike të vendit.

Ministri Muamet Hoxha vjen në detyrën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke zëvendësuar ministrin e mëparshëm Izet Mexhiti, i cili e ushtroi funksionin e ministrit dhe zëvendëskryeministrit të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More