Planifikonin sulme për festat e fundvitit, arrestohen 115 antarë të ISIS-it

nga D. V.

Autoritetet turke deklaruan se kanë penguar sulme të planifikuara në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe kanë arrestuar më shumë se 100 anëtarë të dyshuar të të ashtuquajturit grup Shteti Islamik,shkruan BBC.

”Bastisje masive u kryen në 124 adresa në të gjithë Stambollin me armë zjarri, municione dhe “dokumente organizative” të sekuestruara.

Zyrtarët thanë se mbështetësit e ISIS kishin planifikuar në mënyrë aktive sulme në të gjithë Turqinë këtë javë, veçanërisht kundër jo-muslimanëve.

”Policia ndaloi 115 të dyshuar, por përpjekjet po vazhdojnë për të gjetur 22 të tjerë”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin në kontakt me operativë të ISIS jashtë Turqisë.

Njoftimi vjen dy ditë pasi agjentët e inteligjencës turke kryen një bastisje kundër grupit në kufirin Afganistan-Pakistan.

Një shtetas turk, i cili dyshohet se ka mbajtur një rol të lartë me krahun e ISIS që vepron në rajon, u ndalua dhe u akuzua për planifikimin e sulmeve kundër civilëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More