Komuna e Çairit funksionalizon shërbimin e Wi-Fi falas në hapësirat publike

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Komuna e Çairit ka vënë sot në funksion shërbimin e Wi-Fi falas në hapësirat publike të territorit të saj, duke u mundësuar qytetarëve qasje të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt në internet.

Ky projekt është realizuar në kuadër të iniciativës WiFi4WB dhe financohet nga GIZ – Gjermani, me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital.

Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, shërbimi i ri synon të rrisë përfshirjen digjitale të qytetarëve, të lehtësojë komunikimin dhe të krijojë mundësi të reja për informim dhe shfrytëzim të shërbimeve digjitale në hapësirat publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More