Sindikata e punonjësve të Universitetit të Tetovës organizoi koktel festiv për fundvit

nga D. V.

Shkup, 26 dhjetor – Me rastin e përfundimit të vitit kalendarik 2025, më 25 dhjetor 2025, Sindikata e punonjësve të Universitetit të Tetovës organizoi një koktel festiv për të gjithë të punësuarit e këtij institucioni.
Në këtë aktivitet morën pjesë drejtuesit e universitetit, stafi akademik, stafi administrativ dhe stafi teknik. Organizimi shërbeu si një moment vlerësimi për punën dhe angazhimin e përbashkët gjatë vitit 2025, dhe si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave të universitetit.

Kryetari i Sindikatës së Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shefket Dehari, në fjalën e tij përshëndetëse i falënderoi të gjithë të pranishmit për kontributin e dhënë, duke i përgëzuar për sukseset e arritura gjatë vitit që po përmbyllet. Ai njëkohësisht uroi që Viti i Ri 2026 të jetë edhe më i suksesshëm dhe i frytshëm për Universitetin e Tetovës.

Po ashtu, ai veçoi aktivitetet dhe arritjet e deritanishme të Sindikatës, si dhe i paraqiti planet dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe përmirësimit të kushteve të punës për të gjithë të punësuarit e universitetit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More