Mungesë vendparkimi në qendrën klinike, Aliu: Po punojmë në zgjidhjen e problemit

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në intervistë për televizionin e Maqedonisë thotë se cështja e parkingjeve ka qenë çdoherë problematikë e theksuar dhe duhet trajtuar me seriozitet këtë çështje.

Aliu theksoi se po punojnë për një parking modern, me infrastrukturë moderne dhe teknologji për ta regjistruar secilën veturë deri në vendin e parkimit dhe shpreson që brënda tre muajve të kryhen punët në teren.

“Nga java e dytë si minsitër i shëndetësise fillova të merrem me këtë problem dhe zgjidhjen e këtij problemi, duke menduar se për tre muaj do të zgjidhim problemin por hasëm në problem adiminstrativ, pra komplet vendi hapësira gjeografike ku gjendet kampusi nuk ishte në pronësi të ministrisë dhe do të duheshte të bëhet elaborate për gjithë kampusin, elaboratet kanë mbaruar dhe faza tjetër është implementimi pra nënshkriumi me drejtorin e ri tani të ndërmarrjes për parkingje dhe do të fillojnë punët në terën. Pres që brenda tre muajve të mbarojnë gjithë punët në teren dhe të kemi një parking, i cili do të jetë parking i mencur pra me sensor të integruar brenda dhe parking, i cili do të ketë hapësirë të nevojshme për të punësuarit në klinikë por gjithsesi edhe për pacientët dhe personeli, i cili kërkon shërbime apo merr shërbime nga ky institucion”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri Azir Aliu thekson se si alternativë të përkohshme të punësuarit kanë zgjedhur të parkohen në një hapësirë të hotelit Limak që ka kapacitet të mjaftueshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More