Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

nga L. M

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë në WhatsApp dhe që synojnë t’u marrin të dhënat e llogarive në përdorim.

Sipas AKSK-së, qytetarët po marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga WhatsApp ose institucione zyrtare dhe u kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë drejt faqeve të rreme. Nëse klikohen këto linqe ose jepen kodet, mashtruesit mund të marrin menjëherë në kontroll të gjitha llogaritë në telefonin tuaj.

Autoritetet këshillojnë qytetarët:

Mos klikoni linqe të dyshimta

Mos jepni kurrë kodet e verifikimit edhe nëse mesazhi duket zyrtar

Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (te “Linked Devices”)

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) për më shumë siguri

AKSK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë, pasi vigjilenca personale është mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimet online.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More