Policia ka ndaluar personin i cili goditi me veturë një fëmijë në Shkup

nga D. V.

Dje, oficerët e policisë nga SPB Shkup kanë ndaluar 65-vjeçarin S.I. për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 300 të Kodit Penal.
“Dje në orën 14:50, SPB Shkup mori një njoftim se në kryqëzimin e rrugëve “Xhon Kenedi”, “Maksut Sadik” dhe “Brigada Maqedonase”, një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Shkupit kishte goditur një fëmijë këmbësor.

Menjëherë pas njoftimit, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan se personi që drejtonte mjetin e kishte braktisur automjetin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së masave operative dhe taktike, personi u gjet aty pranë dhe u mor në paraburgim.

Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, fëmija i lënduar u transportua me ambulancë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për trajtim, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda trupore dhe u mbajt në kujdes intensiv.

Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga SPB-Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More