Arrestohen katër persona nga Kumanova të kërkuar me fletarreste

nga D V

Ditën e djeshme policia e RMV-së në dy raste ka ndaluar katër persona për të cilët MPB-ja kishte lëshuar urdhër-arreste.

Në rastin e parë, policia ka arrestuar një 32-vjeçar nga Kumanova, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej një viti, i dënuar për lëndim të rëndë.

Policia ka arrestuar edhe tre persona nga Kumanova, të moshës 29 dhe 36 vjeçare, të kërkuar me urdhër për vuajtje të dënimit me burg për vjedhje të rëndë.

“Të katër personat u transferuan në burgun e Kshanjes për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More