Një person 69 vjeçar humbi jetën në aksident tragjik në Banjicë të Gostivarit

nga Xh M

Më datë 30.12.2025 rreth orës 15:15 në DPB Gostivar është raportuar se në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit, M.K. (69) nga po i njëjti fshat, duke drejtuar një traktor “IMT” me rimorkio, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Nga lëndimet e marra, M.K. ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, kurse inspektimin e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More