Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të thata

nga Redaksia

Shkup, 1 janar – Komunikacioni në rrugët e vendit në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftoi se trafiku drejt VK Qafë Thanë ende është në ndërprerje në të dy drejtimet.

Regjimi i trafikut në Korridorin 10, në segmentin Prilep-Manastir, është ndryshuar, me ç’rast trafiku po ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale R1101.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More