Kaos në Greqi, mbyllet hapësira ajrore greke pas një defekti në sistemet e navigimit të avionëve

nga Xh M

Greqia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore pas disa problemesh me fluturimet nga dhe drejt vendit. Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe bën me dije se sipas autoriteteve greke, jashtë përdorimit kanë dalë sistemet e radio ndërlidhjes në Greqinë veriore që ka sjellë edhe bllokimin e sistemeve të komunikimit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore greke.

Asnjë avion nuk mund të ulet ose të ngrihet në mënyrë automatike nga aerodromet e vendit, ndërsa avionët që ishin në fazën e uljes në momentin e defektit, përdorën sistemet manuale dhe vizive të zbritjes. Burimet lokale thonë se s’ka pasur rrezik aksidenti, por sistemet manuale mund të përdoren vetëm në kushte atmosferike të mira dhe me shikueshmëri normale. Fly radar tregon që avionët që kalonin mbi Greqi devijojnë mbi Turqi ose mbi detin Egje për të kaluar mbi territorin e Ballkanit ose të Italisë dhe të vazhdojnë me siguri udhëtimet e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More