Presidentja venezuelase shfaqet e afërt me ambasadorët e Kinës, Rusisë dhe Iranit gjatë betimit të saj

nga D. V.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës gjatë inaugurimit të saj është parë duke u përshëndetur me ambasadorët e Kinës, Rusisë dhe Iranit.

Delcy Rodriguez është betuar të martën në Parlamentin e Venezuelës në Karakas, pas kapjes së Nicolas Maduros dhe gruas së tij nga ana e ushtrisë amerikane, transmeton Telegrafi.

Rodriguez u pa duke përshëndetur të pranishmit në sallë ku ndër ta ishin edhe diplomatët nga Kina, Rusia dhe Irani.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se Rodriguez do ta pësojë më keq se Maduro nëse nuk punon për të mirën e vendit të saj.

Ndryshe Maduro dhe gruaja e tij u kapën në Karakas gjatë një operacioni ushtarak amerikan ku më pas u shfaqën në bankën e të akuzuarve në Nju Jork. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More