Policia identifikon edhe 16 viktima të tjera nga zjarri në Zvicër

nga Xh M

Policia ka identifikuar edhe 16 viktima të tjera nga zjarri që shpërtheu në një bar në resortin zviceran të skijimit Crans-Montana.

Viktima më e re ishte një vajzë zvicerane 14-vjeçare, ndërsa nëntë prej të identifikuarve ishin nën moshën 18 vjeç, thanë autoritetet policore. Grupi përfshin persona me shtetësi zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze.

Kjo e çon në 24 numrin total të viktimave të identifikuara që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit, thuhet në një deklaratë zyrtare. Tetë shtetas zviceranë u identifikuan të shtunën, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Ndërkohë, një hetim penal ndaj personave që drejtonin barin Le Constellation është në zhvillim, ndërsa familjet e viktimave po përjetojnë një pritje të dhimbshme për informacione mbi të afërmit që ende konsiderohen të zhdukur.

Policia tha se nuk do të publikohen detaje të tjera mbi viktimat e identifikuara, në shenjë respekti për familjarët e tyre.

Sipas hetimeve paraprake, shkaku i mundshëm i zjarrit gjatë festimeve të Vitit të Ri në bar dyshohet të kenë qenë fishekzjarrë të vegjël (sparklers) të vendosur në shishe, të mbajtur shumë pranë tavanit.

Zjarri shkatërrues mori jetën e të paktën 40 personave dhe plagosi 119 të tjerë.

Shumë prej të vdekurve dhe të zhdukurve janë adoleshentë. Le Constellation ishte një lokal i njohur për frekuentimin nga të rinjtë në qytetin turistik të skijimit, ku mosha ligjore për konsumimin e alkoolit është 16 vjeç.

Tetë personat që u identifikuan dhe iu kthyen familjeve të tyre të shtunën ishin të gjithë të moshës 16 deri në 24 vjeç, thanë autoritetet zvicerane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More