Afërsia e Limit me Dolcen, Alba plas në vaj: Dashuri e sëmurë

nga D. V.

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka shpërthyer sërish në lot për Lim Hotin.
Ajo nuk e pranon dot afërsinë që ai ka krijuar me Dolcen, duke qenë se janë edhe në të njëjtën shtëpi.
Derisa flet me Labinot Rexhën, ajo shihet duke qarë pasi thekson se e ka pikë të dobët.

“Unë vetëm si e shoh si e kap për qafe. Ai tani është në afrimitet me të, pikë të dobët e kam vetëm familjen dhe atë. Unë kur e shoh se si rri me Dolcen nuk e hap dot gojën. Fola, ajo që thotë ai ajo është. Nuk e si si ekziston fjala dashuri e sëmurë”, u shpreh ajo.
Limi pas futjes në BBVK ka krijuar një raport të afërt me Dolcen, madje ka shkëmbyer edhe puthjen e parë.
Kjo gjë e ka mërzitur tejet shumë Albën meqë thotë se është e dashuruar me të dhe se nuk sheh tjetër.
Limi nga ana tjetër ia bëri me dije Albës se nuk ka hyrë për të dhe se nuk ka ndjenja. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More