Lëshohen autobusë Tetovë-Kodra e Diellit! Bileta kthyese kushton 200 denarë

nga Xh M

Tetovë, 17 janar – Nga dita e sotme komuna e Tetovës ka lëshuar dy autobusë për në Kodër të diellit, edhe atë, një në orën 8 të mëngjesit, dhe i dyti në orën dhjetë. Autobusët do të lëvizin deri në fund të sezonit, por vetëm gjatë ditëve të vikendit, me përjashtim ditën e hënë kur do vazhdohet me të njëjtin itinerar me autobusët për në Kodër të Diellit shkaku i festës.

Banorët kanë mirëpritur lëshimin e autobusëve, por kërkojnë që linjë të rregullt të ketë çdo ditë të javës dhe jo vetëm në vikend.

Zakonisht këtë periudhë dimërore, për vikende dhe ditë festash qytetarët ja mësyjnë Kodrës së Diellit, por për shkak pamjaftueshmërisë së parkingjeve shkaktohet kaos. Me lëshimin e linjës së autobusëve, pritet që lartë të ketë më pak vetura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More