Të shtëna me armë në një bashki në Republikën Çeke – raportohet për dy të vdekur dhe të tjerë të plagosur

nga D. V.

Të paktën një person është vrarë dhe të tjerë janë plagosur në të shtënat me armë në një bashki në Republikën Çeke.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia theksoi se i dyshuari u qëllua për vdekje dhe nuk kishte rrezik të mëtejshëm për publikun.

Po sipas tyre, bëhet fjalë për të shtëna që ndodhën në bashkinë Chribska.

“Autori i të shtënave është eliminuar!”, njoftoi policia pak para orës 11:00.

Sipas policisë, dy persona vdiqën në zyrë.

Ndërkohë, sipas informacioneve fillestare, një grua u vra në të shtënat, por kjo nuk u konfirmua.

Motivi për të shtënat nuk ishte menjëherë i qartë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More