Presidentja e Komisionit Evropian thotë se tarifat amerikane janë gabim, ndërsa premton paketën e sigurisë në Arktik

nga D. V.

Ursula von der Leyen ka kritikuar kërcënimin e Donald Trump, për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan përpjekjet e tij për të blerë Grenlandën.

“Siguria në Arktik mund të arrihet vetëm së bashku dhe kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara janë një gabim”, tha presidentja e Komisionit të BE-së në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ata po minonin një marrëveshje të mëparshme tarifore, sugjeroi ajo, duke thënë: “Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të nënkuptojë diçka”, transmeton Telegrafi.

Von der Leyen gjithashtu përshkroi se cila do të ishte strategjia e Komisionit të saj për t’u marrë me çështjen:

Solidaritet i plotë me Grenlandën dhe Danimarkën në mbështetje të sovranitetit të territorit;

“Një rritje masive e investimeve evropiane në Grenlandë” për të mbështetur infrastrukturën dhe biznesin lokal;

Investime në sigurinë e Arktikut me SHBA-në dhe partnerë të tjerë si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda;

Një strategji e re sigurie e BE-së, duke përfshirë një përmirësim të strategjisë së sigurisë në Arktik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More