Ndalesë për kamionë në Gjavato, Presekë, Mavrovë – Dibër dhe Strugë – VK Qafë e Thanës

nga Redaksia

Shkup, 21 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë bie në pjesën perëndimore të shtetit dhe ka ndalesa për automjete të rënda transportuese në qafat malore Gjavato, Presekë, akset Mavrovë – Dibër dhe Strugë – VK Qafë e Thanës, kumtuan në mëngjes NP “Rrugët e Maqedonisë” dhe LAMM.

Në disa akse rrugore, që kalojnë nëpër gryka, janë të mundshme shembje të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur në trafik, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More