Stoilev: Interes i madh për IPARD 3., këtë vit pritet realizim i 8 000 000 eurove, ndërsa deri vitin e ardhshëm 20 milionë

nga D. V.

Shkup, 30 korrik – Paraqesin një gjë në planin e biznesët, por kur vijnë tek ne, konstatojmë diçka komplet tjetër – plus objekt ose veprimtari që nuk ka asnjë lidhje me atë që aplikojnë. Dokumentet e këtilla i skualifikojmë dhe këtu nuk ka kompromis. Sqarojmnë se nuk guxojmë të distancohemi nga kriteret e nënshkruara në shpallje, japim këshilla, konsulta. Duhet të mësojmë se si të punojmë, të mbahemi në rregullat fuqishëm të vërtetuara dhe t’i respektojmë, porosit Ilija Stoilev, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe në Zhvillimin Rural (AMFBZHR), e cila ka rol kyç në shpërndarjen e mbështetjes shtetërore dhe fondeve nga IPARD.

Në intervistën për MIA-n, Stoilev thekson se Agjencia zbaton kontrole të rregullta të subvencioneve të paguara. Kjo, thotë i ka zvogëluar mospajtimet dhe tentativat për marrje të mbështetjes me mashtrim ose deklarim të rremë. Përmirësimi i Sektorit të kontrollit në terren do të vazhdojë që të mbrohet Buxheti dhe mjetet financiare të përdoren për qëllimin e tyre të synuar.

Sipas Stoilev, këtë vit Buxheti i Programit për bujqësi është 7,2 miliardë demarë, ndërsa nga IPARD 3 pritet edhe rreth 8 000.000 euro. Interesi për IPARD është i madh dhe deri në fund të vitit 2026 marrëveshjet do të arrijnë 20 milionë euro.

Ai i potencoi edhe risitë – për masat për prodhim bimor për sipërfaqe të përpunueshme bujqësore për herë të parë këtë vit vendoset e a.q. kërkesë gjeohapësinore që të eliminohen dallimet nga sipërfaqet e deklaruara deri te ato të konstatuara gjatë kontrolleve të rritura, është braktisur tashmë mënyra e vjetër e parashtrimit alfa-numerik të kërkesave. Tek IPARD 3, për herë të parë është vendosur mundësia për pagesë paradhënie deri në 50 për qind nga vlera e investimit deri te garancia e siguruar bankare prej 110 për qind.

Stoilev është i vendosur që fermeri ynë mund t’u përgjigjet kërkesave të konsumatorit vendas.

“Bujqësia vendore duhet të mbështetet financiarisht seriozisht dhe në kohë, në mënyrë që prodhimi të jetë i vazhdueshëm, ndërsa produktet të jenë të gjurmueshme në sasi dhe cilësi për të përmbushur nevojat ushqimore të popullsisë vendase, konsideron kreu i Agjencisë pagesore.

Ai informoi gjithashtu se programi IPARD 3 është në proces, për të cilin deri më tani janë shpallur katër thirrje publike, dhe dy të tjera duhet të shpallen deri në fund të vitit.

“Kemi interes të madh për përdorimin e fondeve, por edhe disa sfida që na i ka lënë menaxhmenti i mëparshëm në AMFBZHR. Edhe pse mori përsipër detyrime ndaj autoriteteve të BE-së për të akredituar tre masa të reja nga Programi IPARD 3, deri kur mora detyrën si drejtor i AMFBZHR-së, nuk pati asnjë aktivitet në atë drejtim. Por ne nuk pritëm, nuk nxorëm justifikime dhe ndërmorëm hapa konkretë. Ne kemi përgatitur procedurat për masën e re – infrastruktura rurale publike, ndërsa procedurat për masat LEADER dhe ato agro-mjedisore janë në një fazë të avancuar. Dinamika dhe efikasiteti i shpërndarjes së fondeve janë përmirësuar ndjeshëm. Tani unë personalisht, si drejtor, nënshkruaj vendimet dhe kontratat në prani të aplikantëve. Diskutoj me ta mënyra për të përmirësuar kushtet për akses në burimet financiare duke shkurtuar kohëzgjatjen e procesit nga aplikimi deri te pagesa”, shpjegon Stoilev.

Intervista me drejtorin e Agjencisë pagesore, Stoilev do të publikohet nesër. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More