Hoxha – Sohlström: Suedia, partnere kyçe në reformat mjedisore

nga Xh M

Shkup, 21 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Ola Sohlström, në të cilin u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit jetësor dhe mbështetjen për procesin e integrimit evropian të vendit.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia ofron përmes projekteve të shumta në fushën e mjedisit jetësor, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në harmonizimin me standardet evropiane dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Me këtë rast, u theksua se Suedia është donatori i tretë më i madh i Ministrisë, pas Bashkimit Evropian dhe Zvicrës.

Gjatë takimit u prezantuan projektet e përbashkëta aktuale dhe të planifikuara, me theks të veçantë në menaxhimin e mbeturinave, forcimin e kapaciteteve institucionale për Kapitullin 27 dhe aktivitetet për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Vëmendje e posaçme iu kushtua iniciativave rajonale dhe kombëtare për përballjen me ndotjen e ajrit, përfshirë projektin “Përballja me ndotjen e ajrit”, i cili zbatohet me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida) dhe UNDP-së.

Ministri Hoxha riafirmoi përkushtimin e Ministrisë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Suedisë, në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përshpejtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More