Promovim i shërbimeve të reja elektronike nga FSSHM në portalin nacional për shërbime

nga D. V.

Shkup, 22 janar – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski sot do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e lëshimit në përdorim të katër shërbimeve elektronike të FSSH-së.

Siç theksohet në komunikatën e përbashkët të Ministrisë për Transformim Digjital dhe të FSSH, bëhet fjalë për tre shërbime elektronike të dedikuara për persona fizikë dhe një për person juridik, të cilat do të jenë të kapshme në Portalin nacional për shërbime – uslugi.gov.mk.

Konferenca për shtyp do të mbahet në Qendrën mediatike të Qeverisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More