“Sot as fjalët nuk kanë kuptim”, Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

nga D. V.

Këngëtarja e njohur dhe së fundmi opinionistja e spikatur në “Big Brother VIP Kosova”, Leonora Jakupi, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tejet emocionues në rrjetet sociale.

Përmes një fotografie të modifikuar me inteligjencë artificiale ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, Leonora ka zgjedhur fjalë që drithërojnë për të kujtuar ditën e tij të lindjes.

“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im ”, ka shkruar ajo, duke shprehur mallin e pashuar që ndjen për personin më të rëndësishëm të jetës së saj.

Leonora asnjëherë nuk e ka fshehur lidhjen e fortë shpirtërore dhe dhimbjen për humbjen e të atit.

Kujtojmë që babai i këngëtares, Qazim Jakupi, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse dhimbja për “përqafimin e munguar” mbetet e madhe, Leonora dhe familja e saj vazhdojnë të mbajnë gjallë kujtimin e tij, duke e kthyer këtë sakrificë sublime në një simbol krenarie jo vetëm për familjen, por për të gjithë kombin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More