Saliji në Likovë, Sulejmani në Zhelinë, Jakupi në Tearcë dhe Veseli në Saraj, Ali Ahmeti emëron kryetar të rinj të degëve

nga Xh M

Shkup, 29 janar – Në kuadër të konsolidimit të mëtejshëm dhe reformimit të strukturave partiake, Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar katër kryetarë të rinj degësh. Vendimet u morën nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë:

Likovë – Avni Saliji
Zhelinë – Emir Sulejmani
Tearcë – Bujar Jakupi
Saraj – Iljas Veseli

Sipas komunikatës zyrtare, kjo pako e re e kryetarëve degësh synon të forcojë organizimin e brendshëm të partisë, duke e bërë atë më konkurruese, funksionale dhe me performancë më të lartë politike në vend.

Procesi i reformave të brendshme të BDI-së vazhdon me ritme të theksuara, duke përfshirë kontributin e të gjithë anëtarëve të partisë dhe duke u fokusuar në rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More