Shkup, 8 shtator – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut ka përcjellur sot deri te qytetarët e Maqedonisë së Veriut urimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Sekretarit të Shtetit, Mark Rubio me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke theksuar rëndësinë e këtij viti që shënon edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Urime Dita e Pavarësisë! Ky vit ka një kuptim të veçantë pasi shënojmë edhe 30 vjet marrëdhënie diplomatike mes vendeve tona. Gjatë tre dekadave kemi ndërtuar një partneritet të fortë, duke bashkëpunuar në diplomaci, siguri, arsim, kulturë dhe fusha të tjera”, thuhet në mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Mark Rubio.
Për më shumë detaje dhe deklaratën e plotë të Sekretarit Rubio, mund të lexoni në këtë link: https://www.state.gov/releases/2025/09/north-macedonia-statehood-day.