Rey Manaj prezantohet zyrtarisht te klubi turk

nga L. M

Rey Manaj është rikthyer zyrtarisht te Sivasspori pas një aventure gjashtë mujore te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

Sulmuesi shqiptar u prit disa ditë më parë në mënyrë spektakolare nga tifozët e klubit turk.

Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Sivasspor, teksa ai ka nënshkruar kontratë 3.5-vjeçare dhe do të veshë fanellën me numër 9.

Manaj te Sivasspori ka luajtur më parë, teksa ka lënë gjurmë duke shënuar 34 gola dhe duke asistuar në shtatë në tjerë në 63 ndeshje zyrtare.

28-vjeçari ka për qëllim ta rikthejë Sivassporin në Superligën e Turqisë, pasi aktualisht kjo skuadër është në pozitën e 14-të në Ligën e Parë, por që ende ka gjasa për një vend në “Play-Off”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More