Gashi në Uashington në panel diskutimin për integrimin rajonal, duke theksuar rëndësinë e vendit tonë si faktor i stabilitetit

nga D. V.

Uashington, 6 shkurt – Roli i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor i stabilitetit në rajon sot u theksua në panel-diskutimin kushtuar integrimit ekonomik rajonal në Evropën Juglindore, të organizuar nga Këshilli Atlantik, në të cilën mori pjesë kryetari i Kuvendit Afrim Gashi,i cili është për vizitë pune në Uashington.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, në këtë diskutim u theksua edhe rëndësia e projekteve infrastrukturore, si dhe nevoja për një integrim dhe bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim drejt Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës Gashi realizoi takim edhe me Maks Primorac, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Liri “Margaret Thaçer” të Fondacionit “The Heritage“, ku u  zhvillua një diskutim i frytshëm dhe kuptimplotë mbi rolin e institucioneve të forta, mbi vlerat e lirisë dhe rëndësinë e partneritetit transatlantik për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu i hapur dhe konstruktiv me miqtë tanë amerikanë është me rëndësi thelbësore për avancimin e vlerave demokratike dhe përforcimin e stabilitetit rajonal”, theksoi Gashi. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More