RMV: Nga nesër deri më 11 shtator, hapet për shqyrtim publik Lista Zgjedhore

nga Redaksia

Shkup, 22 gusht – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se që nesër e deri më 11 shtator fillon shqyrtimi publik i listës zgjedhore.

KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të kontrollojnë veten në listë me qëllim që të korrigjohen informacionet e pasakta.

“Nesër më datë 23 gusht fillon afati për shqyrtimin publik të listës zgjedhore që do të zgjasë deri më 11 shtator. Prandaj e shfrytëzojmë këtë mundësi që në funksion të zbatimit të veprimeve tona zgjedhore pa pengesa, në afatin e paraparë, publikisht i njoftojmë dhe i ftojmë qytetarët, të kontrollojnë listën”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More