Besnik Memeti u zgjodh kryetar Dega Kumanovë-PDSH

nga Xh M

Kumanovë, 7 shkurt – Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së – Dega Kumanovë. Me votë unanime, kuvendarët për kryetar të Degës së PDSH-së në Kumanovë zgjodhën z. Besnik Memeti.

Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin politik të PDSH-së në Kumanovë, duke riafirmuar unitetin, vendosmërinë dhe gatishmërinë për veprim politik të organizuar.

Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, i cili përshëndeti kuvendarët dhe theksoi rëndësinë e forcimit të degëve në terren si bazë e veprimit politik.

Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës, duke kompletuar strukturat udhëheqëse dhe duke hapur një fazë të re angazhimi politik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More