OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe kanë miratuar një rregullore kontroverse për kanabisin që është në kundërshtim me ligjin

nga D. V.

Shkup, 12 shkurt – Partia në pushtet OBRM-PDUKM sot lëshoi një deklaratë duke akuzuar Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen se synojnë ta shndërrojnë Maqedoninë në një atraksion turistik global për kanabisin.

Sipas partisë në pushtet, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Venko Filipçe, ka abuzuar me procesin e rregullimit të kanabisit mjekësor në Maqedoni.

Partia thotë se në vitin 2020, Zaev dhe Filipce dolën me një plan për të nxjerrë fitime të mëdha nga biznesi i marijuanës dhe donin ta legalizonin plotësisht atë, por kjo, sipas OBRM-PDUKM, nuk funksionoi.

“Kjo është arsyeja pse licencat për kultivimin e kanabisit mjekësor ishin të rezervuara ekskluzivisht për njerëz të afërt me klanet Zaev dhe Filipçe. Qytetarët e zakonshëm dhe kompanitë nuk kishin asnjë shans për të marrë një leje”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Ata thonë se për shkak të favorizimit se kush do të marrë licenca, rajoni i Strumicës është shndërruar në një qendër për prodhimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Sipas OBRM-PDUKM-së, provë se gjithçka ishte menduar paraprakisht është rregullorja për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, e cila u miratua gjatë kohës së LSDM-së dhe ku ata thonë se ka një mospërputhje, sepse lejon prodhimin e lules së kanabisit që nuk i plotëson standardet GMP.

“Prodhimi i kanabisit që nuk i plotëson standardet GMP e bën vajin e kanabisit të paligjshëm për licencim dhe tregti. Pikërisht për këtë arsye e gjithë kjo ngre dyshime për motive kriminale. Me këtë metodë prodhimi dhe ruajtjeje, ekziston dyshimi se kanabisi ishte për shitje në tregun e zi”, shtojnë nga OBRM-PDUKM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More